Mbi 70 për qind e mësimdhënësve të Prishtinës janë vaksinuar
Në Komunën e Prishtinës deri më tani janë vaksinuar 72 për qind e mësimdhënësve dhe personelit mbështetës të shkollave.
Derisa kanë mbetur edhe një javë deri te fillimi i vitit të ri shkollor, drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Shpresa Shala, iu ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësit që të imunizohen kundër Coviditnë mënyrë që mësimi të nis me prezencë fizike në shkolla.
“Deri më 1 shtator ka qenë 68 për qind me dy doza të vaksinuar, një pjesë e kanë pasur edhe vaksinën e parë, tani më jemi me 72 për qind, mirëpo për një moment ndoshta për shkak të mungesës së vaksinave përveç ata që kanë pasur termine janë vaksinuar, kurse presim që tash me ardhjen e vaksinave sigurisht që do të bëhen terminet dhe do të vazhdojë vaksinimi edhe për këtë pjesën tjetër. Po besoj që deri më 13 shtator së paku një dozë të gjithë mësimdhënësit qind për qind do ta marrin mësimdhënësit dhe stafi mbështetës i shkollave”, ka deklaruar Shala në një intervistë për “KosovaPress”.