Mbi 700 mijë euro u kursyen për një muaj në Kardiologjinë Invazive
01 mars 2018
| 15:54
Funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë Invasive, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm.
Kjo ka ndikuar që pacientët mos të referohen për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, është thënë në njoftimin e QKUK-së.
Në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive, mes tjerash është theksuar se gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit.
Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shteti i janë kursyer 740.000 euro.