Mbi 700 profesionistë shëndetësorë, të infektuar me Covid-19
Në Kosovë deri më tani numri i personave të infektuar me Covid-9 ka arritur në 7137.
Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësorë janë prekur nga ky infeksion, ndërsa 3 mjekë kanë humbur jetën.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Deri më tani në Kosovë kanë ndërruar jetë tre mjekë të cilët ishin të prekur me koronavirus.
Theksojmë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 177, përderisa janë 3 mijë e 874 persona të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga COVID-19.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 3 mijë e 86.