Mbi 750 mijë të shëruar nga Coronavirus në të gjithë botën

24 prill 2020 | 14:02

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (Covid-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 750 mijë, ekzaktësisht 755,390 persona.

Sipas faqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 755,390 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi, nga totali i përgjithshëm i të prekurve që ka kaluar 2.7 milionë njerëz (2.744.606).

Vendet me numrin më të madh të rasteve në botë janë të listuara si më poshtë:

SHBA: 886,709 të prekur; 50,243 viktima

Spanjë: 219,764 të infektuar; 22,524 viktima

Itali: 189,973 të infektuar; 25,549 viktima

Francë: 158,183 të infektuar; 21,856 viktima

Gjermani: 153,215 të infektuar; 5,575 viktima

Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2,744,606 ndërsa 191,790 kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkohë, aktualisht ka 1,797,426 raste aktive që presin të shërohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Integrim Evropian, Blerim Reka, ka nënshkruar…