Mbi 760 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë kundër Covidit në Kosovë

30 nëntor 2021 | 15:27

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës, kurse deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër Covid-19, Pfizer dhe Astra Zeneca, ndërkaq, MSH javë më parë ka njoftuar se vaksinën mund ta marrin edhe fëmijët mbi 12 vjeç.

Në raportin e fundit të MSH-së, bëhet e ditur se janë konfirmuar 8 raste të reja me coronavirus dhe 1 rast i vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…