
Mbi 79 mijë qytetarë votuan në Prishtinë deri në ora 15:00
09 shkurt 2025
| 16:11
Kanë mbetur edhe tri orë në mbyllje të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare.
Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi gjysmë milioni qytetarë.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se në Prishtinë deri në ora 15:00 kanë votuar 79 mijë e 121 qytetarë.
Të drejtë vote kanë 212,515 qytetarë.