![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Vaksinimi-astrazeneca-1024x576-1-600x360-1.jpg)
Mbi 8 mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit
06 gusht 2021
| 15:24
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë mbi 8 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër Covidit.
Sipas MSh-së, deri më tani janë administruar mbi 478 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478 084 doza të vaksinës. Deri më sot 165 190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.