Mbi 8 milion numri i personave të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

15 qershor 2020 | 10:59

Mbi 8 milion persona në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus deri më tani. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në worldometers, rezulton se të paktën 8,008,787 në të gjithë botën janë infektuar me virusin që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Prej këtyre personave, të paktën 4,135,523 persona e kanë fituar betejën me Covid-19 ndërsa 435,865 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

Tre vendet më të prekura nga pandemia në këto momente janë SHBA me mbi 2 milion të infektuar dhe 117,858 viktima. Brazili me 867,882 të infektuar dhe 43,389 viktima si dhe Rusia ku numërohen 537,210 të infektuar dhe 7,091 viktima.

Kritike situata vijon të jetë edhe në Indi si dhe vende të tjera të Amerikës Latine, ndërsa edhe Irani po përballet me një valë të dytë të mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me presidentin Hashim…