Mbi 80 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë vaksinën anti-Covid

06 qershor 2021 | 15:05

Vaksinimi i qytetarëve të Kosovës ka vazhduar edhe të dielën. Numri i të vaksinuarve deri më tani në Kosovë ka shkuar në 80 mijë e 126.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brooklyn Nets fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it në…