Mbi 80 të vdekur nga fundosja e tragetit në Tanzani
21 shtator 2018
| 11:11
Raportet e medies shtetërore në Tanzani kanë bërë me dije se së paku 86 njerëz kanë vdekur nga fundosja e tragetit në Liqenin Viktoria.
John Mongella, guvernator i rajonit Muanza të Tanzanisë, ka thënë se së paku 37 vetë i kanë mbijetuar fatkeqësisë në liqenin e rrethuar nga Tanzania, Kenia dhe Uganda.
Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, derisa operacioni i kërkimit vazhdon.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë qenë në traget në kohën e incidentit.
Por, të tillët janë shpesh të mbipopulluar me qindra njerëz.
Zyra e Qeverisë së Tanzanisë, përgjegjëse për servisimin e anijeve, ka thënë se trageti po udhëtonte midis Ukaras dhe Bugoloras dhe u fundos pranë Muanzas. (Rel)