Mbi 800 kandidatë serbë kanë aplikuar në konkursin për policë të Kosovës

27 korrik 2018 | 17:01

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, gjatë raportimit para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, ka bërë me dije se në konkursin e fundit për policë kanë aplikuar 865 kandidatë nga komuniteti serb.

“Konkursi u shpall më 16 prill dhe ka zgjatur deri më 10 maj 2018. Kanë aplikuar 17 mijë e 620 prej këtij 2 mijë e 358 janë femra. Prej tyre, 92.32 për qind janë shqiptarë, 865 aplikues janë serbë, ashkalinj 0.36 për qind, boshnjak 1.11 për qind dhe romë 0.19 për qind”, ka deklaruar Gashi.

Ndonëse, ka thënë se përfaqësimi i komuniteteve në Policinë e Kosovës është vlerë dhe domosdoshmëri, vetëm ata të cilët e kalojnë pragun prej 70 për qind do të jenë pjesë e Policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të…