Mbi 800 ushtarë morën pjesë në marshin e organizuar nga kontingjenti danez i KFOR-it

14 prill 2025 | 14:46

Gjatë fundjavës që lamë pas, kontingjenti danez i misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, ka organizuar marshimin tradicional DANCON në Kosovë, një aktivitet që daton që nga viti 1972 dhe që nderon veteranët e plagosur.

Më shumë se 800 ushtarë të KFOR-it, nga vende të ndryshme,  siç është thënë në njoftimin e KFOR-it kanë marrë pjesë në marshin 27-kilometërsh, duke bartur secili nga të paktën 10 kilogramë dhe duke përfunduar sfidën brenda 8 orëve.

“Ky marshim shërben si një mundësi për të forcuar gatishmërinë ushtarake, për të ndërtuar frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për të rritur kapacitetet e përbashkëta”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje…