Mbi 800 viktima nga koronavirusi në ShBA
25 mars 2020
| 11:27
Ka shkuar mbi 800 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mbi 55 200 njerëz janë infektuar. Këto të dhëna i publikoi Universiteti “Johns Hopkins”.
Shifrat e reja i vendosin Shtetet e Bashkuara në tri vendet me më së shumti raste në botë, pas Italisë dhe Kinës.
Nju Jorku dhe shteti veriperëndimor i Uashingtonit janë rajonet më të prekura. Në Nju Jork janë shënuar 192 viktima, ndërsa në Uashington 128.
Rasti i parë në Shtetet e Bashkuara u shënua në fund të janarit.
Në përgjithësi, 354 persona të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet amerikane, shkruan “Anadolu”, transmeton Express.