Mbi 81 000 të vdekur në ShBA nga virusi Korona

12 maj 2020 | 08:52

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara e kaloi shifrën e 81 612 personave të hënën. Parashikohet se deri në gusht nga kjo sëmundje do të vdesin 137 000 amerikanë për shkak të lehtësimit të masave kufizuese, ndërsa janë regjistruar mbi 1.3 milion raste të infektimeve.

Drejtori i institutit që e krijoi modelin e parashikimit për rastet e virusit, që përkrahet nga Shtëpia e Bardhë, tha se vendimet e shteteve për rihapjen e bizneseve do të përkthehen në më shumë infektime dhe vdekje pas 10 ditëve.

Dr. Christopher Murray tha se shtetet që do të shënojnë më shumë infektime dhe vdekje sesa është pritur janë Kalifornia, Illinois, Arizona dhe Florida, shkruan “Daily Mail”.

“Disa lajme të mira vijnë nga Nju Jorku, New Jersey dhe Michigani, ku numri i vdekjeve është duke rënë më shpejt sesa është parashikuar”, tha Murray për televizionin CBS.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë sa i përket numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19. Qeveria amerikane është kritikuar për mungesë të testeve dhe masave në fazën e parë të përhapjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi ka ndarë nga jeta njërin çiftin shqiptar në ShBA…