Mbi 81 mijë prindërve iu dalin paratë për libra
20 gusht 2024
| 14:43
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën “e-Kosova”.
Sipas ministrisë, deri të martën kanë aplikuar gjithsej 151 mijë e 80 prindër për subvencionim për tekste shkollore. “Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81 355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, ka njoftuar Ministria e Arsimit.
Sipas kësaj ministrie, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, pasi çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitimin e mjeteve.