Mbi 83 mijë afganë janë zhvendosur sivjet nga konflikti
08 maj 2018
| 10:56
Konflikti në Afganistan ka detyruar mbi 83 mijë persona që të largohen nga shtëpitë e tyre, që prej fillimit të këtij viti.
Kështu është thënë në një raport të Zyrës për Koordinim të Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë raport është thënë se në total gjatë këtij viti 83 345 janë larguar nga shtëpitë e tyre, si pasojë e konfliktit dhe vetëm javën e kaluar, 19 800 persona janë detyruar të zhvendosen.
Vitin e kaluar, mbi 445 mijë afganë ishin detyruar të zhvendosen si pasojë e konfliktit.
Përveç me talibanët, forcat e sigurisë afgane po luftojnë edhe me militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë nën kontroll territore në veri të vendit dhe vazhdimisht kryejnë sulme në kryeqytetin Kabul.