Mbi 890 mijë raste me Covid-19 në Afrikë

30 korrik 2020 | 12:15

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Afrikë ka tejkaluar shifrën 890 mijë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, gjithsej 894 421 persona janë të infektuar me koronavirus, përfshirë 16 828 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 18 901, me 361 vdekje të reja të raportuara gjatë ditës së fundit.

Po ashtu mbi 543 500 pacientë, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, janë shëruar deri më tani.

Vendet më të prekura afrikane janë Afrika e Jugut (7 497 vdekje), Egjipti (4 728 vdekje) dhe Algjeria (1 186 vdekje).

Në Seychelles dhe Eritrea ende nuk është raportuar ndonjë vdekje nga koronavirusi.

Afrika e Jugut ka raportuar 471 123 raste të konfirmuara me koronavirus, Egjipti 93 356 raste dhe Nigeria 42 208 raste./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, "Huawei", e kapërceu kompaninë jug-koreane…