Mbi 9 milionë euro për dy projekte madhore në rritjen e kapaciteteve të FSK-së
Mbi 9 milionë euro do të përdorën për dy projekte madhore me të cilat synohet rritja e kapaciteteve trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për arsye strategjike, në Babaj të Bokës të Gjakovës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në Babaj të Bokës do të shndërrohet një zonë operacionale për FSK-në ku do të ndërtohen poligone taktike.
Kjo u bë me dije përmes një konference për media të mbajtur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton Ekonomia Online.
Mehaj ka thënë se Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në Babaj të Bokës do të shndërrohet një zonë operacionale për FSK-në ku do të ndërtohen poligone taktike.
E Aliu ka thënë se shpronësimi i pronave për t’i realizuar këto projekte kanë qenë prioritete për Ministrinë që ai drejton. Ka theksuar se kanë shpronësuar pothuajse të gjitha pronat të cilat kanë kaluar në emër të Qeverisë, ndërsa deri tash kanë shpenzuar 9.4 milionë euro.