
Mbi 90% e shkollave përdorin dru dhe qymyr për ngrohje
Instituti Atlas ka njoftuar se sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, mbi 90% e shkollave përdorin dru dhe qymyr për ngrohje, dy burime që ndotin ajrin brenda dhe jashtë shkollave.
“600 shkolla (48%) përdorin ngrohje me qymyr, 551 shkolla (44%) përdorin ngrohje me dru, 102 shkolla (8%) përdorin naftë”.
“Fëmijët që kalojnë orë të gjata në ambiente të ngrohur me këto lëndë djegëse ekspozohen ndaj ndotësve të dëmshëm, të cilët mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre respirator dhe të zvogëlojnë përqendrimin e tyre në mësim”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Më tej theksohet se: “Për fat të keq, Ministria e Arsimit nuk ka përditësuar të dhënat që nga viti 2016, por Atlas Institute po punon për të mbledhur dhe publikuar të dhëna të reja për vitin 2025 në javët e ardhshme”.