‘Mbi 90 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë mendim shumë të favorshëm për ShBA-në’
Organizata “Çohu” ka publikuar të enjten “Raportin e vlerësimit të korrupsionit në Kosovë”. Ajo që bie në sy është pikëpamja shumë e favorshme që qytetarët e Kosovës kanë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Në pyetjen “ju lutem më tregoni mendimin tuaj për ShBA-në”, 90.1 për qind e respodentëve kanë theksuar se kanë mendim shumë të favorshëm. Ndërsa 5 për qind kanë thënë se kanë deri diku mendim të favorshëm,
Vetëm 1.4 për qind e respodentëve kanë mendim të pafavorshëm, ndërsa 1.3 për qind kanë deri diku mendim të pavaforshëm.
Pra duket se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë absolutisht falënderues për mbështetjen ndaj Kosovës në kohën më të vështirë të shoqërisë kosovare. Po ashtu, ky mendim shumë i favorshëm ndaj ShBA-së lidhet edhe me përkrahjen që Amerika i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Madje, falënderimi shpesh është përçuar edhe përmes artit e muzikës. Në këtë kontekst, autorit të këtij shkrimi, pasi e ka lexuar këtë mendim shumë të favorshëm të qytetarëve të Kosovës ndaj ShBA-së, i ka ardhur ndërmend kënga “Thank you USA”.