Mbi 90 për qind e qytetarëve të Kosovës përkrahin vlerat evropiane
09 maj 2018
| 12:07
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se mbi 90 për qind e qytetarëve të vendit tonë përkrahin Bashkimin Evropian dhe vlerat evropiane.
“Dita e Evropës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral me kancelaren Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90 për qind përkrahje për Bashkimin Evropian dhe vlerat evropiane. Tani duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet evropiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet. Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/