Mbi dy milionë euro ndahen për komunat veriore të Kosovës

03 shtator 2018 | 12:00

Këtë verë Bordi Drejtues i Fondit të Zhvillimit ka ndarë më shumë se 2.1 milionë euro për projekte në veri të Kosovës.

Mbi 700 000 euro i janë ndarë Zveçanit për zhvillimin e infrastrukturës komunale, përfshi edhe mbështetjen për projektin e BE-së në zhvillim “Deponia Rajonale”.

Bordi i ka ndarë Leposaviqit 400 000 euro për të ndihmuar zhvillimin e kultivimit të mjedrës në komunë dhe afër 500 000 euro për fazën e dytë të ndërtimit të pishinës në Zubin Potok.

Bordi Drejtues gjithashtu ka ndarë 500 000 euro për dy projekte në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht për fazat e dyta të Sallës së Sporteve dhe ndërtimin e një objekti për Brigadën e Zjarrfikësve.

Fondi i Zhvillimit është rezultat i dialogut Prishtinë – Beograd. Fondi financohet nga tatimet e mbledhura në pikë kalimet Jarinjë/Rudnicë dhe Tabavijë/Bërnjak.

Që nga viti 2013, në Fond janë mbledhur 14.8 milionë euro, ndërsa deri tani janë ndarë më shumë se 10 milionë për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të katër komunave në veri të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën e Apelit sot kanë filluar punën 12 zyrtarë…