Mbi gjysma e mërgimtarëve dalin pozitiv në një autobus të ardhur nga Kosova në Austri
Më shumë se gjysma e punëtorëve në një autobusi të ardhur nga Kosova dolën pozitivë me Covid në Austrinë e Epërme, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, autobusi me gjithsej 34 punëtorë të përjavshëm nga Kosova arriti në Austrinë e Epërme më 3 prill. Më pas punëtorët u shpërndanë në kompani të ndryshme në të gjithë shtetin dhe kështu siguruan një përhapje të gjerë të virusit korona, sepse disa njerëz në autobus kishte të ngjarë se ishin infektuar me këtë virus.
Nga testimi që është bërë 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Të njëjtit, siç raportojnë mediat atje, janë shpërndarë në pesë distrikte, duke bërë kështu edhe shpërndarjen e virusit.
Mediat austriake raportojnë se ky problem është tash e disa kohë prezent në Austri. Ata drejtojnë gishtin tek punëtorët nga Kosova dhe Rumania, cilët sipas tyre po bëjnë shpërndarjen e COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, tufa e koronës është zgjeruar: Tri raste vijuese janë bërë të njohura në qytetin e Linzit.
Sipas drejtorit shëndetësor të Magjistraturës Dietmar Nemeth, tre persona kontaktues – dy fëmijë dhe një grua – nga punëtorët javorë të regjistruar si të infektuar në Linz kanë dalë pozitiv. Rrethi Linz-Land raporton një tjetër banor të infektuar të autobusit. /Albinfo.ch