Mbi gjysmë ore pritjet te Dheu i Bardhë
25 gusht 2024
| 17:40
Për të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet po shkojnë deri në 40 minuta.
Në Merdarë pritjet për dalje po zgjasin deri në 20 minuta, ndërsa në Jarinje deri në 10 minuta.
Në të gjitha pikat tjera kufitare daljet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.