Mbi një milion euro do të jetë buxheti për bujqësi në Rahovec
Dëmet nga vërshimet që janë shkaktuar në bujqësi në Rahovec në vitin që lamë pas do të kompensohen nga Qeveria e Kosovës. Ndërkohë sa i përket masave për parandalimin e dëmeve të tilla pritet të bëhet një plan.
Buxheti që kjo komunë ka ndarë në bujqësi, fushë kjo që e ka më të zhvilluarën, është mbi një milion euro.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, në një intervistë për “Kosovapress” ka folur edhe për arsimin në këtë komunë, duke bërë me dije edhe për çerdhet që do ndërtohen.
Latifi ka e vlerësuar si sukses të qeverisjes së tij zonën ekonomike prej 36 hektarë në Opertushë të Rahovecit, zonë kjo që siç ka thënë ai, do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve, zhvillimin ekonomik të Rahovecit dhe në punësimin e qytetarëve.
Për këtë të arritur por edhe për të tjera projekte, kryetari Latifi ka thënë se ka marrë mbështetjen e Qeverisë.