Mbi pesë mijë persona kanë nënshkruar peticionin për rihapjen e xhamive në Kosovë

19 maj 2020 | 17:23

Nga dita e premte Liridon Kurti bashkë me dy shokë kanë organizuar një peticion online në platformën “Change” për hapjen e xhamive pas zbutjes së masave tjera.

Iniciatori i peticionit thotë se përderisa po hapen tregjet apo parukeritë mund të menaxhohet edhe hapja e xhamive.

“Peticionin deri më sot e kanë nënshkruar rreth 5,100 persona nga të gjitha kategoritë. Ne nuk kemi kërkuar që vetëm besimtarët myslimanë të kërkojnë hapjen e xhamive, por të gjithë ata që mendojnë një gjë të tillë”.

Sot rreth orës 16:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë një grup besimtarësh myslimanë kanë organizuar faljen e namazit të Ikindisë duke respektuar distancën sociale.   (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk…