Mbi pesë mijë raste aktive me Covid në Kosovë
04 nëntor 2020
| 15:14
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se në vendin tonë janë aktive me Covid mbi 5 mijë raste.
“Numri total i rasteve pozitive është 21 545 raste nga 100 395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 002”, ka bërë me dije IKShPK-ja.