“Mbijetesa dhe shkolla” shpallet filmi më i miri në Festivalin e Filmit
22 gusht 2021
| 22:50
Në Festivalin e Filmit “Hyjnesha në fron” që përfundoi sonte në Prishtinë, juria profesionale shpalli filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”.
Producenti dhe skenaristi i filmit Nuhi Bytyçi, regjisori Ilir Kabashi dhe drejtori i fotografisë Bekim Qyqalla morën këtë çmim më të lartë nga juria dhe organizatorët e Festivalit.
Ata me këtë rast falënderuan jurinë dhe organizatorët e këti Festivali për vlerësimin e këtij filmi, që paraqet sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës gjatë rrugëtimit të tij të gjatë për liri e pavarësi.
Për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky është çmimi i 8 deri tani.