Mbijetesa e pabesueshme në oqean, vetëm nga xhinset
14 mars 2019
| 11:26
Ajo arriti të shpëtonte në ujërat e oqeanit në Zelandën e Re falë xhinseve. Aventura e një turisteje gjermane e quajtur Arne Murke është e pabesueshme.
Ajo ishte në oqean duke lundruar në bordin e një anije prej 12 metrash bashkë me vëllanë e saj, Helge. Ata do të lundronin nga Zelanda e Re për në Brazil.
Sidoqoftë, për fat të mirë, Arne kujtoi një truk që kishte mësuar vite më parë, i cili lejoi t’i transformonte pantallonat në një pajisje shpëtimi për të qëndruar mbi ujë.
“Pasi hoqa xhinset, i kam bërë nyje në fund të këmbëve dhe i kam fryrë ato. Pasi u mbushën me ajër, dolën mbi ujë. Kështu, pata një jelek shpëtimi”, ka treguar ajo.