Mbillen 12 drunj në kompleksin e dëshmorëve në “Gradish”
08 maj 2018
| 15:21
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të komunës së Rahovecit”, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Ervin Hoxha, drejtor i DKRS-së dhe Vajdin Berisha, kryetar i OVLUÇK-së në Rahovec kanë vizituar të martën kompleksin përkujtimor në vendin e quajtur “Gradish”, i cili gjendet në mes të fshatrave Xërxe dhe Gexhe.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Latifi dhe zyrtarët tjerë që ishin në vizitë, kanë mbjellë 12-të drunjë dekorativ në këtë kompleks përkujtimor.
/Epoka e re/