
Mbillen 800 fidane në kryeqytet
22 prill 2018
| 15:11
Komuna e Prishtinës ka shënuar të dielën Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, së bashku me nxënësit e shkollës “Dardania” kanë realizuar disa aktivitete me rastin e kësaj dite.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës në kryeqytet janë mbjellë rreth 800 fidane. Ndërsa gjatë këtij viti në Prishtinë do të mbillen afër 5 000 drunj.