Mbingarkesë në emergjencën e QKUK-së
20 shkurt 2019
| 12:41
Emergjenca e QKUK-së në 24 orët e fundit ka qenë e mbingarkuar me pacientë.
Sipas raportit, vetëm për 24 orë ka pasur gjithsej 262 raste.
Prej tyre, 46 raste tek dhoma e kujdesit të avancuar mjekësor, 51 vizita kirurgjike, 80 raste internistike, 64 raste ortopedike dhe 21 raste të intervenimeve të shpejta kirurgjike.
/Epoka e re/