Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë, për një javë u trajtuan 1 163 fëmijë
04 gusht 2021
| 14:00
Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulantor dhe spitalor.
Sipas raportit javor të kësaj klinike, për një javë janë trajtuar 1 163 fëmijë.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita në kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Ambulancat specialistike.
Brenda javës për trajtim spitalor janë pranuar 206 fëmijë.
Gjatë muajit korrik, Klinika e Pediatrisë ka trajtuar 3 712 raste, përfshirë 2 409 vizita në Emergjencën Pediatrike, 1 303 vizita në ambulancat specialistike.