Mbingarkohet Klinika Emergjente, 260 raste për 24 orë
24 janar 2019
| 08:22
Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka qenë e mbingarkuar në 24 orët e fundit. Sipas statistikave të kësaj klinike, 260 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
56 raste kanë marrë shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent).
58 raste kanë qenë të natyrës kirurgjike, 85 raste, morën shërbime në dhomën internistike, raporton “Epoka e re”.
U ofruan 45 shërbime orotpedike, përderisa kishte 15 raste që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.