Mbingarkohet sistemi elektronik i ATK-së për pajisje me certifikata të të punësuarve

15 prill 2020 | 12:39

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se sistemi elektronik “EDI” është duke funksionuar, mirëpo për arsyeje të mbingarkesës për tu pajisur me certifikata të të punësuarve, janë duke u shfaqur pengesa në këtë sistem.

“Vetëm brenda 3 minutave në sistemin ‘EDI ‘janë mbi 5 000 kërkesa, andaj ATK-ja kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve, në mënyrë që secili nga ju të ketë mundësin, që në kohë reale të nxjerr certifikatën e të punësuarve sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 226/IV/2020, datë 14.04.2020, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës”, ka njoftuar ATK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot…