Mbishkrimi “Kosova është Serbi”: Një muaj paraburgim për tre malazezët

26 nëntor 2024 | 18:37

Masë paraburgimi prej një muaj u është caktuar tre shtetasve malazezë lidhur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Lajmin e ka bërë ditur për Klan Kosovën Elzana Kastrati nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Po, masa e paraburgimit është caktuar për tre personat në fjalë. Vepra penale është ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 par.1 lidhur me 31 të KPRK-së”, ka thënë Kastrati.

Ata u arrestuan në afërsi të manastirit të Deçanit pasi në targat e veturave kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën…