Mbledhësja e plehrave ka rreth 8 milionë dollarë prona
28 tetor 2018
| 13:09
Lisa Fiekovski ka vite që “u vret sytë” banorëve të lagjes kur lëviz me karrocën e mbushur me shishe të mbledhura në plehra, të cilat i magazinon te një “Toyota” rrangallë e vitit 1993.
Por fqinjët e saj në lagjen e shtrenjtë të Nju Jorkut nuk e dinë se ajo ka prona që vlejnë mbi 8 milionë dollarë. Babai i Lizës është investues, mamaja është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë. As prindërit, as familjarët e tjerë dhe as fqinjët nuk janë dakord e nuk e kuptojnë stilin e saj të jetës.