Mbledhja e 100-të e qeverisë, Kurti: Do të flasë për të arriturat e ministrive (video)

12 tetor 2022 | 10:49

Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një videoje ka folur për mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës që mbahet këtë të mërkurë.

Kurti ka bërë me dije se në këtë mbledhje do të flasin për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse dhe do të votojnë 12 pika që janë në rendin e ditës.

“Sot mbajmë mbledhjen e 100-të të qeverisë. Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”, shprehet Kurti në videon e publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pivoti Kastriot Jupa do të jetë kapiten i Kosovës në…