
Mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e ‘gulenistëve’ e mbyllur për medie
29 tetor 2018
| 11:27
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka filluar mbledhjen.
Me pesë vota për, një kundër dhe një abstenim, anëtarët e komisionit janë dakorduar që kjo mbledhje të jetë e mbyllur për medie.
Në të përveç kryetarit të këtij komisioni, Xhelal Sfeqla, po marrin pjesë edhe anëtarë tjerë të komisionit përfshirë deputetët Ganimete Musliu nga PDK-ja, Muharrem Nitaj nga AAK-ja, Sami Kurteshi Vetëvendosje, Driton Selmanaj LDK-ja, Haxhi Shala nga Nisma, etj.