Mbledhja e KPM-së mbyllet për sot, shkak paqartësitë e kompetencave të ish-kryetarit

17 janar 2025 | 16:36

Mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) ka përfunduar pas votimit për kryetarin e ri të këtij institucioni.

Arsye për përfundimin e saj qenë paqartësitë e atij që ligjërisht është ende kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, i cili edhe ka kërkuar pauzë.

Pauzën, Mehmeti e ka kërkuar për të qartësuar gjithçka nëse kjo që ndodhi sot mund të ketë legjitimitet.

Mehmeti ka kërkuar që tani ulësja e drejtuesit të këtij institucioni t’i kalojë Besnik Berishës, kryetarit të ri të zgjedhur, por këtë e kanë kundërshtuar anëtarët e KPM-së, duke kërkuar vazhdim të mbledhjes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland rinovoi ditën e sotme deri në 2034 tek…