Mbledhja e kuvendeve i mbyll punimet me votimin e një deklarate të përbashkët
20 dhjetor 2024
| 14:11
Mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë i ka përmbyllur punimet.
Ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, me të cilën kishte përpiluar një deklaratë të përbashkët të mbledhjes së sotme.
Kjo deklaratë është hedhur në votim nga Konjufca dhe Spiropali dhe është votuat nga deputetët e të dyja kuvendeve që ishin të pranishëm.