Mbledhja e qeverisë mbahet në orën 16:00
26 mars 2021
| 11:20
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta mbledh sot ( e premte) qeverinë në orën 16:00.
Lajmi është bërë me dije nga Zyra e Kryeministrit.
Fillimisht në njoftimin e parë të dërguar për medie, mbledhja e qeverisë s’ka qenë fare në agjendën e kryeministrit, megjithatë pas më shumë se dy orësh, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se agjendës së Kurtit do t’i shtohet edhe një pikë, ajo e mbledhjes së Qeverisë.
Nuk janë dhënë informacione të tjera rreth arsyeve të kësaj mbledhje të Qeverisë së Kosovës.
Kurti aktualisht është duke qëndruar në Rahovec, ku do ta vizitojë Krushën e Vogël dhe Krushën e Madhe për homazhe, dhe gjithashtu do të vizitojë Kompleksin Memorial të familjes Berisha në Komunën e Suharekës.