Mbledhja e radhës në mes dy qeverive do të mbahet në shtator

03 korrik 2020 | 12:07

Ka përfunduar takim i kryeministrit të  Shqipërisë, Edi Rama, me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Në konferencën e përbashkët për media, Rama ka treguar se me Hotin janë pajtuar që mbledhja e ardhshme në mes dy qeverive të mbahet në gjysmën e dytë të muajit shtator në Shkodër, nëse situata me pandeminë përmirësohet. “Po ashtu jemi dakordësuar për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me Covid do na e mundësojë këtë në Tiranë në muajin nëntor, ku dëshirojmë që bashkarisht të sponsorizojmë Kongresin e parë të autoriteteve vendore, i cili ne dëshirojmë të kthehet në një Kongres tradicional ku kryetarët e bashkive apo komunave siç quhen në Kosovë, të mund të ndajnë praktikat e mira dhe sfidat e përbashkëta në adresimi e problemeve të përbashkëta, patjetër dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e mirëqeverisjes vendore”, ka thënë Rama.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se tre persona…