Mbledhja e Vetëvendosjes po vazhdon
Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë dhe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ku po diskutohet përfundimisht rreth fatit të partisë.
Në mbledhje, përveç Aida Dërgutit dhe Faton Topallit, janë parë tek marrin pjesë ata që dolën haptas kundër Albin Kurti dhe përkrahën Dardan Molliqajn, raporton “lajmi.net”.
Ajo që zgjoj kureshtje ishte shkuarja së bashku në seli e Shpend Ahmetit, i cili ende nuk është pozicionuar nga asnjëra palë, dhe e Albin Kurti.
A po tentojnë këta të dy t’i japin fund përçarjeve të thelluar të kësaj partie, kjo do të kuptohet përfundimisht pas mbledhjes që edhe synimi i saj është gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare.
Ndryshe, ditë më parë ishte vet ish-kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili tani është i vetmi kandidat për kryetar të kësaj partie, u ka bërë thirrje të dorëhequrve të kthehen në Vetëvendosjes.