Mblidhen krerët e shtetit
30 mars 2018
| 13:50
Zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që liderët e shtetit të mblidhen në një nga restorantet në periferi të kryeqytetit.
Në këtë takim ishte i pranishëm presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili para pak çastesh është larguar nga aty.
Momentalisht në takim janë kryeministri, Ramush Haradinaj, kryekuvendari, Kadri Veseli si dhe zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli si dhe Enver Hoxhaj.
I pranishëm është edhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, raporton “Klan Kosova”.