Mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime për ndryshimin e Ligjit për Specialen
20 dhjetor 2017
| 15:23
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka bërë me dije se kanë arritur të mbledhin mbi 15 mijë nënshkrime për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se këto nënshkrime të peticionit të organizuar nga OVLUÇK-ja do t’i dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës. “Duke u bërë gati për të shkuar me i dorëzuar 15 836 + nënshkrime në Kuvendin e Kosovës”, ka shkuar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.