Mblidhen në Kleçkë disa prej figurave kryesore të UÇK-së
Ish-figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë bërë bashkë sonte në Kleçkë në një organizim solidarizuese me ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
Aty janë parë disa prej figurave kryesore të UÇK-së, si Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Adem Grabovci, Shukri Buja, Zafir Berisha, Isni Kilaj, e shumë personalitete të tjera të UÇK-së dhe ish ushtarë të UÇK-së.
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shkruar në “Facebook” se Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri.
“Toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë. Në vendin tonë janë disa vende që në kohërat më të vështira kanë ditur që të bëjnë bashkë njerëz që shkruar epoka. Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri. Edhe sot, prej këtu, të bashkuar themi që LIRIA KA EMËR, UÇK”, ka shkruar Lushtaku.