Mblidhen rreth 2 000 nënshkrime për faljen e borxheve të pandemisë (video)

23 maj 2021 | 16:10

Partia Socialdemokrate (PSD) ka organizuar një peticion për qytetarë me moton “Të falen gjobat e pandemisë”.

Për dy ditë PSD-ja ka mbledhur rreth 2,000 nënshkrime. Ndërsa kjo parti e cila ndodhet jashtë Kuvendit të Kosovës pas mbledhjes së 10,000 nënshkrimeve të qytetarëve do ta dorëzojë në Kuvend një projektligj për faljen e 200 mijë gjobave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë për “KosovaPress” se falja e gjobave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve nxjerr përfitues qytetarët.

Nushi ka thënë se edhe pozita duhet të votojë këtë projektligj pasi që votoi 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri të vendit.

“Grupi prej 10,000 qytetarëve mundet të paraqes iniciativë ligjore apo projektligj të cilën e dorëzon në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj shkon në procedura të rregullta të Kuvendit për t’u trajtuar në seancën parlamentare. Fokusi kryesor janë personat fizikë, mirëpo ne i kemi përfshirë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kategorizohen me ligjet e Kosovës. Nga 200,000 e më shumë gjoba që janë shpërndarë, 90 për qind e tyre janë ndaj personave fizikë. Në rast se ky ligj miratohet në Kuvend, që unë besoj se do të miratohet, përfitues do të jenë qytetarët”, është shprehur Nushi.

Përmes mbledhjes së nënshkrimeve do të kërkohet anulimi i këtyre gjobave për periudhën 15 mars 2020 – 15 maj 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti serb ka pranuar 30 tanke dhe 30 automjete të…