Mblidhen shqiptarët në Slloveni, marrin pjesë edhe figura politike nga Kosova
18 dhjetor 2023
| 18:38
Nën organizimin e mërgimtarit nga Suhareka, Përparim Gallopeni, dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Slloveni me rastin e festave të fundvitit.
Në këtë takim, përveç, ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku kanë marrë pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku si dhe ish-kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Malishevës, Kastriot Berisha.
Përveç tjerash u bisedua për mundësinë e invetimeve tëmërgimtarëve në Kosovë, si dhe tema të ndryshme në funksion të forcimit të shtetit dhe rritjes së mirëqënies së qytetarëve të Kosovës.