Mblidhen sindikatat, shprehen të pakënaqura me projektligjin e pagave

16 shkurt 2022 | 13:44

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK), Sindikata e Administratës Publike dhe Sindikata e Policisë janë takuar të mërkurën për t’u dakorduar për veprimet që do të ndërmarrin pas publikimit të një versioni të Projektligjit për pagat.

Në njoftimin për media nga SBAShK-u është thënë se janë të pakënaqur me versionin e projektligjit që ka qarkulluar dje në medie.

“Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të projektligjit që është duke qarkulluar dhe janë pajtuar që në fillim të javës së ardhme BSPK-ja të organizojë tryezë tematike me pjesëmarrjen e të gjitha sindikatave për të debatuar për situatën aktuale në të gjithë sektorët dhe për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale”,ka njoftuar SBAShK-u.

Njoftimi i plotë i SBAShK-ut:

Informatë për mediet e shkruara e elektronike

Sindikatat takohen për konsultime dhe koordinim të aktivitetit dhe veprimeve

Janë takuar sot përfaqësuesit e SBAShK-ut, të Sindikatës së Administratës Publike dhe ata të Sindikatës së Policisë për të bashkëbiseduar për situatën e krijuar pas qarkullimit të një versioni të Projektligjit të pagave. Ata kanë treguar për shqetësimet e anëtarësisë që përfaqësojnë duke përsëritur qëndrimet dhe vërejtjet lidhur me Projektligjin për paga. Përfaqësuesit e të tri këtyre Sindikatave janë shprehur se në pritje të takimeve me Ministritë gjegjëse kanë ngritur grupe punuese duke përgatitur propozime konkrete e të argumentuara , të cilat do t’i prezantojnë.

Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të projektligjit që është duke qarkulluar dhe janë pajtuar që në fillim të javës së ardhme BSPK-ja të organizojë tryezë tematike me pjesëmarrjen e të gjitha Sindikatave për të debatuar për situatën aktuale në të gjithë sektorët dhe për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë u mbajt Fan Club Big Brother VIP, ndërsa pak…